POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin A. K., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.