Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo momentalisht jeton me nënë e saj. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se teksa mamaja e tij ka qenë në SPAK, mediat pranë Veliajt kanë thënë se dhe vajzat e saj kanë qenë atje. Sa për kontrollet nga zyrtarët e BKH-së, Kryemadhi tha se banesa e nënës së saj është kontrolluar në nëntor.
“Mamaja imë është mbajtur 6 orë në SPAK dhe është pyetur se ku i ka gjetur paratë që ka blerë një shtëpi. Mamaja ime është një njeri normal dhe për hetim pasuror mund ta thërrasë Prokuroria e Tiranës. Në momentin që t’i ke kontrolluar banesën mamasë sime, ajo nuk mund të thirret vetëm aty e pashoqëruar. Ndërkohë banesa e nënës sime është kontrolluar në nëntor, vetëm pse ajo ka blerë një banesë në vitin 2010. Unë jetoj me nënën time. Unë kam jetuar me prindërit e mi dhe sot vijojë të jetoj me nënën time. SPAK ka kontrolluar banesën time dhe unë ia kam hapur derën sepse nuk kam pasur asgjë për të fshehur”, tha Kryemadhi.
Po ashtu, ajo nuk i ka kursyer edhe mesazhet për personat që sipas saj, prishin lumturinë e një familje për të ndërtuar pushtetin e tyre.
“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike.
Ato reflektohen se jemi njerëz dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politik, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme dhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë qëndrojnë kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri”, – tha Kryemadhi.