Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se politikisht nuk kishte marrëdhënie të mira as me Monika Kryemadhin, bashkëshorten e tij.
“Raporti im politik me Monika Kryemadhin është tronditur thellë, pasi ajo që ka ndodhur me djegien e mandateve ishte shumë e rëndë. E lanë Kuvendin për një të marrë si Edi Rama” – tha Meta në Opinion.
Ai tha se në parti do të ketë një reformim për të thellë për të luftuar nepotizmin.
“Monika është një deputete dhe anëtare e kryesisë së partisë. Unë shkova në Fier dhe e ftova, por ajo nuk erdhi. Kishte angazhime të tjera” – tha Meta.
Ai tha se në parti kishte gjetur një çorganizim të organizuar dhe se “Partia e Lirisë” ishte lënë 6 muaj pa roje nate. Meta hodhi dyshime se në selinë e partisë ishin vënë përgjues.
Meta pranoi se kishte larguar shoqëruesit e Gardës së Republikës që sipas tij nuk ishin treguar konfidencialë për takimet që ai zhvillonte.
Meta bëri akuza të forta edhe ndaj Lulzim Bashën të cilin e etiketoi si mashtrues. Ai tha se gjatë kohës që ishte President dhe ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha i është lutur që të shtynte ditën e zgjedhjeve.
“U shtri atje duke mu lutur dhe nuk u regjistrua në zgjedhje. Ai është një mashtrues” – tha Meta që akuzat më të rënda i bëri për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
“Të sulmosh McGonigalin nuk do të thotë që të sulmosh SHBA. Ambasadori më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi ka qenë Ilir Meta”, tha Meta.
Sipas tij, Edi Rama ka paguar lekë në Komisionin e Venecias.
“Për fat të keq korruptuan edhe një gjerman. Nuk e mbani mend ju si ndryshoheshin deklaratat, pyesni Taulant Ballën se i di këto gjëra”, – tha Meta.