Një fëmijë 7-vjeç ka mbetur i bllokuar ditën e sotme në banesën e tij. Bëhet me dije se një çift bashkëshoshtësh banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat kanë dalë nga banesa për të bërë pazar duke lënë në gjumë fëmijën. Pasi ata janë drejtuar në banesë, kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelsat e derës së blinduar.
Gjithashtu drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë. Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt duke përdorur shkallët. Megjithatë ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrëfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.