POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 60 vjeç, banues në Memaliaj dhe Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., i cili gjithashtu po kryente manovër (parakalim) të gabuar. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. R.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.