Kapet një person i shpallur në kërkim në kërkim me inicialet B.B nga Tepelena për prodhim dhe shitje të narkotive. Ai kërkohej për ngjarjen e korrikut te vitit 2017, ku ka qenë i implikuar në sekuestrimin e 1.4 ton kanabis në Kavajë. Personi në fjalë është kapur në flagrancë në një një lokal në qytetin e Tepelenës. Sipas burimeve të policisë Gjirokastër, shtetasi B.B është një ndër personat, i cili i shpëtoi operacionit të Kavajës të vitit të kaluar, operacion në të cilin u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Këta persona u akuzuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
©ArgjiroLajm.net