Ekstremistët grekë kanë njoftuar hyrjen në Shqipëri më datë 26 tetor dhe zhvillimin e ceremonive përkujtimore për Katsifas, ekstremisti i eliminuar nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë në Bularat të Gjirokastrës.
Nisur nga situata e krijuar, gazeta greke “ProtoThema” nxit ekstremistët greke për të ardhur në Shqipëri, ndërsa thekson se shqiptarët do të përpiqen të pengojnë futjen e tyre në Kakavijë.
“Ekstremistët shqiptarë bëjnë thirrje për protestë që të mos lejojnë futjen e grekëve për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Katsifas”, raporton gazeta greke.Një javë më parë policia ndaloi një person që dyshohet se po ngrinte një memorial në nder të ekstremistit që sulmoi me kallashnikov forcat e rendit në Shqipëri.