• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

1 vjetori i Kacifasit, ndalohet në Kakavijë ekstremistri grek Babis Karathanos

25/10/2019
1 vjetori i Kacifasit, ndalohet në Kakavijë ekstremistri grek Babis Karathanos

Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri ka tentuar të hyjë në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.

Por Karathanos është ndaluar në kufi.

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike për “Report TV” tregon se Karathanos nuk rezulton të jetë në listën e personave të shpallur “non grata” dhe se ai shoqërohej nga dy persona dhe se njëri prej tyre ishte deputet.

“Ai ka tentuar të hyjë. Nuk më rezulton në listën e personave të shpallur “Non grata”. Ishte me dy persona, njëri prej tyre është deputet. Shoqëruesi dhe deputeti janë lejuar të futen ndërsa Karathanos jo,”– u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera gazetari shtoi se listës me 61 persona nga Greqia që janë shpallur “non grata” në Shqipëri u janë shtuar edhe 15 emra të tjerë.

Pak ditë më parë Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje 16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri.

Ministria e Brendshme e shpalli Karathanos, nëntorin e një viti më parë “non grata” dhe i ndaloi hyrjen në territorin shqiptar bashkë me 54 shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas.

Karathanos u arrestua në Bularat pasi organizoi një turmë të ardhur nga Greqia me autobusë për në ceremoninë e Konstandinos Kaçifas, të bllokonte për rreth 10 minuta, aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë,

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al