Sot bëhet një vit nga vrasja e Klodian Rashës, të riut që shkaktoi dhimbje e protesta pas vrasjes nga një punonjës policie, që sot është pas hekurave, por që prapë nuk mjafton. Një 25 vjeçar sot do të ishte 26 vjeç do të kishte dalë për të shijuar një ditë me diell, në Tiranë ose lagjen e tij. Por ai nuk është më dhe familja e tij është në dhimbje për djalin e humbur në lule të moshës, pa asnjë shkak, vetëm pse vrapoi dhe theu orën policore. Çmenduri.
Sot në një aktivitet një gazetare ka pyetur ministen e rinisë dhe fëmijëve për rastin e Klodian Rashës, Bora Muzhaqi e cila nuk është hera e parë që gjendet para mikrofonëve me pyetje që kërkojnë informacion dhe sidomos ndjeshmëri.
Pasi dëgjon përgjigjem e ministres Muzhaqi, kupton me keqardhje se ministrja ose nuk e di fare ngarjen se do ketë qenë jashtë Shqipërisë, ose nuk është në gjendje të japë një përgjigje të ndjeshme, por edhe të logjikshme.
– Bora, Përgjegjësia për detyrën dhe reagimet publike nuk vijnë bashkë me diplomën, por nga qartësia e serioziteti me të cilin trajton detyrën e rendesishme që ke pranuar të bësh. Të është dhënë shansi! Të rinjtë në politikë kërkojnë dhe duan si një nevojë për më shumë energji por sidomos për të dalë nga skemat dhe për të qenë të vërtetë larg klisheve dhe modeleve të vjetra
Gazetarja: Një vit nga vrasja e Klodian Rashës çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve?
Bora Muzhaqi: Patjetër që kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje mbi të gjitha është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre, por dhe institucionet në vetvete.