Një nga rregullat kryesore të familjes mbretërore është që anëtarët nuk duhet të shfaqin afeksion në publik.
E keni vënë re që princ William dhe Kate nuk ecin të kapur dorë për dore në daljet e tyre publike? Absolutisht, e ndaluar! Duke përjashtuar momentin që ata janë puthur në ballkonin e Buckingham Palace në ditën e tyre të dasmës, në daljet e tjera publike ata nuk shfaqin thuajse asnjë lloj afrimiteti. Madje çifti nuk mban as duart e kapura kur dalin në publik. Arsyeja? Kur ata dalin në publik janë në punë dhe duart shpesh i përdorin për të përshëndetur njerzit ose për të marrë buqeta me lule.
Por fundja rregullat për t’u thyer janë bërë. Me kalimin e brezave, duket se ky rregull sa vjen dhe po venitet paksa (kur themi këtë kemi në mendje Princ Harryn dhe të dashurën e tij Meghan Markle gjatë aktiviteteve sportive të “Invictus Game”). E megjithatë ata nuk janë të vetmit. Më poshtë do t’ju sjellim puthjet mbretërore të kapura nga fotografët.
1. Prince Harry dhe Meghan Markle gjatë aktiviteteve sportive të “Invictus Game”
2.Prince William dhe Kate Middleton në dasmën e tyre, 2011
3.Princ William dhe Kate Middleton në një ndeshje polo për Fondacionin e Princ William dhe Princ Harry në Santa Barbara, Kaliforni
4.Prince Harry dhe Chelsy Davy në Kampionatin Botëror të Cricket ICC në 2007
5.Princi Charles dhe Princesh Diana në Guards Polo Club në vitin 1987
6.Prince Andrew dhe Sarah Ferguson në dasmën e tyre, 1986
7.Princi Charles dhe Princesh Diana në një ndeshje polo në Cirencester në vitin 1985
8.Princi Charles dhe Princesh Diana në dasmën e tyre, 1981
9.Mbretëresha Elizabet dhe Princi Philip në Ottawa në vitin 1982
10.Grace Kelly dhe Princi Rainier III i Monakos në Filadelfia më 1956