• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

100-vjetori i Shërbimit Pyjor, Kumbaro thirrje bashkive për zbatimin e ligjit: Vitin 2024 do t’ia dedikojmë pyjeve

27/01/2023
100-vjetori i Shërbimit Pyjor, Kumbaro thirrje bashkive për zbatimin e ligjit: Vitin 2024 do t’ia dedikojmë pyjeve

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi një event me rastin e 100−vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Ky përvjetor i gjen pyjet në fokus të nismave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që nga ligji i dedikuar për menaxhimin e tyre, tek Moratoriumi në Pyje dhe iniciativa të tjera që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.

Në fjalën e saj gjatë këtij aktiviteti, minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se kjo datë historike duhet të duhet të na shërbejë për një reflektim të thellë, mbi gjendjen e pyjeve në vendin tonë duke i bërë thirrje bashkive si administratore të pyjeve në territoret e tyre të përmbushin detyrimet që u burojnë nga ligji.

“Sa më shumë ecim aq më shumë kuptojmë se nuk mjafton, se nuk mjafton që pyjet t’i duan vetëm ata që u shërbejnë, por duhet t’i doje e t’i mbrojë shoqëria mbarë. Qeveria ka vazhduar të përmbushë prioritetin për mundësimin e një kuadri ligjor që i përshtatet statusit aktual të pasurisë pyjore të vendit, ku bashkitë si pronare të kësaj pasurie kombëtare, duhet të bëjnë të mundur që mbrojtja dhe rehabilitimi i tyre të arrihet nëpërmjet komuniteteve lokale, që e bazojnë jetesën tek kjo pasuri kombëtare, që janë përdorur tradicionalisht prej tyre. Dhe këtu kemi shumë por ama shumë për të bërë, nga njëra bashki në tjetrën vetëdija e administratorëve vendorë është e ndryshme dhe cilësia e shërbimit po ashtu”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro shpalli vitin 2024 si vitin e pyjeve, gjatë të cilit do të vihet në zbatim një program me në fokus mbarështimin e ekonomive pyjore.

“Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka hartuar planet e mbarështimit për 47 ekonomi pyjore, ndërsa 15 bashki të tjera kanë hartuar vetë planet e mbarështimit për pyjet e kullotat e tyre, por jemi ende larg mbulimit të të gjithë territorit me plane mbarështimi.
Prandaj Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka vendosur që të shpallë sot, Vitin 2024 – Vitin e Pyjeve. Dhe nga sot nis një kalendar pune me plan veprimi, me nje hartë pune që do të shtrihet për gjatë gjithë vitit 2023-2024 në emër të pyjeve”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve publikoi pak ditë më parë Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, një aktivitet që siguron informacion mbi fondin pyjor kombëtar dhe që do të shërbejë për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të sektorit pyjor, për një periudhë, të paktën 10-vjeçare.

Të pranishëm në aktivitetin për 100-vjetorin e Shërbimit Pyjor Kombëtar ishin rektori i Univerisitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sollaku, dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Leonidha Peri, drejtues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, etj.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al