Patrioti gjirokastrit Hasan Xhiku është një prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Por shtëpia e tij në lagjen ‘Cfakë’ është totalisht e rrënuar, ndonëse ajo do duhej të kishte një status tjetër pasi në në të ka lindur një prej figurave më të spikatura të lëvizjes atdhetare në Gjirokastër.
Herë pas here është përfolur për restaurim të saj, por deri më sot, nuk është vënë dorë. Si për ironi të fatit, shteti shqiptar për të cilin ai ka firmosur aktin e pavarësisë, nuk është në gjendje edhe pas 105 vitesh t’i rindërtojë shtëpinë e lindjes. Shihni fotot e publikuara nga televizioni Gjirokastra.
©ArgjiroLajm.net









