• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

127 raste të reja me Covid në Shqipëri, 6 vetë ndërrojnë jetë

06/08/2020
Ndërron jetë një tjetër person nga Covid në Shqipëri

Janë 127 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën fatkeqësisht. 32 janë pacientët e shëruar dhe më shumë se 1000 persona aktivë janë duke u ndjekur nga mjeku i familjes sipas protokolleve. Këto janë shifrat e fundit sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë. Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale 44295

Raste pozitive 6016

Raste të shëruara 3155

Raste Aktive 2673

Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4,

Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1477

Durrës 344

Shkodër 232

Fier 99

Vlorë 97

Kukës 90

Lezhë 86

Korçë 85

Elbasan 53

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 32

Related Posts

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al