10 muaj pas përfundimit të punimeve për rikontruksionin e urës së Metoqit, ura është kthyer në një gjendje ku përbën rrezik për kalimin edhe të këmbësorëve, pasi nga pamja e saj duket se ajo ka dalë nga funksioni për kalimin e automjeteve. Investimi kushtoi rreth 137 milionë lekë të vjetra dhe përfundoi në dhjetor 2022. Por sic shihet nga pamjet, gjithçka është pothuajse e shkatërruar. Për më tepër në këtë gjendje që është kjo urë përbën rrezik për përdoruesit e saj.









