Xherdan Shaqiri e mbyll me kombëtaren e Zvicrës. Sulmuesi nga Gjilani zhvilloi 125 ndeshje me helvetët, duke realizuar 32 gola në total.
Me fanellën e Zvicrës mbi supe, 32-vjeçari shkroi historinë duke u bërë i pari futbollist që arrin të shënojë në 6 turne të mëdhenj radhazi.
Shaqiri gjeti golin në Kupën e Botës Brazil 2014, Euro 2016, Botërorin Rusi 2018, Euro 2020, Kupën e Botës Katar 2022 si dhe në Gjermani 2024.
Rekordi i jashtëzakonshëm i lojtarit shqiptar erdhi falë golit fantastik që realizoi përballë Skocisë në grupin A të Euro 2024./Super Sport