• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

15 fakte interesante rreth Krishtlindjes

25/12/2017
15 fakte interesante rreth Krishtlindjes

Shqipëria është një vend unik në botë ku Krishtlindja festohet nga pothuasje të gjitha njerëzit përfshi ata që nuk identifikohen me kristianizmin. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku shumica e njerëzve i referohen ditës në shumës si “krishtlindjet” dhe jo njëjës, Krishtlindje. Edhe pse festohet si ditëlindja e Krishtit, nuk ekziston asnjë e dhënë që tregon se Krishti lindi vërtet më 25 dhjetor. Krishtlindja e parë u festua në vitin 336 në Romë.
Në vitin 350, Papa Julius I e shpalli zyrtarisht 25 dhjetorin si datën e festimit të lindjes së Krishtit.

Një pjesë e popujve të besimit kristian ortodoks, përfshi Rusinë dhe Greqinë, e festojnë ditëlindjen e Krishtit në datën 7 janar. Krishtlindjen e festojnë të paktën 2,2 miliardë njerëz, gati një e treta e popullsisë së botës (31,5 përqind). Në shumicën e gjuhëve të botës fjala me të cilin thirret dita e Krishtlindjes nuk e përmban fare emrin Krisht. Babagjyshi i Krishtlindjes, Santa Klaus, e ka marrë emrin nga Shën Nikolla, një qeë ka jetuar në qytetin Myra të Turqisë në vitet 300-të. Qenë fillimisht hollandezët ata që e shpallën atë shpërndarës së dhuratave të Krishtlindjes, traditë që ata e eksportuan në Amerikë. Shkencëtarët amerikanë kanë llogaritur se sikur Santa të ekzistonte atij do t’i duhej të vizitonte të paktën 822 shtëpi në sekondë dhe të udhëtonte me një shpejtësi rreth 1 mijë kilometra në sekondë që të arrinte të shpërndante në çdo shtëpi të botës dhuratat në vigjilje të Krishtlindjes. Në SHBA, blerjet gjatë periudhës së Krishtlindjes përbëjnë rreth 16 përqind të blerjeve vjetore.

Dita e Krishtlindjes është dita kur çiftet ndahen më pak. Rreth dy javë para Krishtlindjes është momenti me numrin më të madh të ndarjeve. Gjatë ditës së Krishtlindjes 1914 u mbajt armëpushim mes trupave gjermane dhe britanike në Luftën I Botërore. Ushtarët gjermanë dhe britanikë dolën nga llogoret dhe i uruan njëri-tjetrit Krishtlindjen. Disa ushtarë shkëmbyen dhurata me armiqtë e tyre. Kënga e famshme e Krishtlindjes Jingle Bells u shkruajt në fakt për Ditën e Falenderimeve dhe jo Krishtlindjen nga James Pierpont në vitin 1857. Kënga e Krishtlindjes më popullore në botë është “We Wish You a Merry Christmas”, autori i së cilës nuk dihet.

Related Posts

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026
Një kthesë në historinë e Amerikës/ Studimi trondit arkeologjinë, Monte Verde mund të jetë mijëra vite më i ri se sa mendohej
Lifestyle

Një kthesë në historinë e Amerikës/ Studimi trondit arkeologjinë, Monte Verde mund të jetë mijëra vite më i ri se sa mendohej

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë

Barazimi në Kupë ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Bëjmë gjithçka për kualifikimin

08/04/2026
Pasuria neto e Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian: Sa i pasur është çifti i ri?

Pasuria neto e Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian: Sa i pasur është çifti i ri?

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al