Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar numrin e të prekurve nga Covid-19. Nga hetimi epidemiologjik janë konfirmuar 151 raste të reja dhe 1 humbje jete, në 24 orët e fundit.
Aktualisht në dy spitalet Covid në Shqipëri po marrin trajtim mjekësor 192 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive dhe 5 të tjerë ndodhen të intubuar.
Nga të dhënat e task forcës është bërë me dije se janë shëruar 45 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend 322 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin. Qarku më i prekur në Shqipëri vijon të mbetet Tirana pasuar nga Durrësi dhe Shkodra.
Autoritetet kanë bërë thirrje ndaj qytetarëve që të respektojë masat anti-covid, me qëllim që të shmangin transmetimin masiv të virusit në popullatë.