Ministria e shëndetësisë: 12 viktima dhe 879 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19
Rriten rastet e reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë, konkretisht: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë
Rastet e reja me COVID janë evidentuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë
Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.
COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar ne 24 orë 384
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.734
Testime totale 219.175
Raste pozitive 47.742
Raste të shëruara 24.520
Raste Aktive 22.233
Humbje jete 989
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12034
Fier 1702
Durrës 1384
Korçë 1132
Vlorë 1117
Shkodër 1026
Elbasan 936
Berat 821
Lezhë 808
Gjirokastër 545
Kukës 439
Dibër 289