Dy mjekë të spitalit të Gjirokastrës, Dashamir Demiri gjinekolog dhe Kostandin Hido anestezist janë pezulluar nga detyra.Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër vjen disa muaj pas vdekjes së 20-vjeçares, Klea Muxhaj, në maternitetin e Gjirokastrës pas lindjes. E reja iu nënshtrua operacionit, por pas lindjes së fëmijës shfaqi probleme shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte. Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.