• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

2020, viti i Robert Lewandowskit

01/01/2021
2020, viti i Robert Lewandowskit

Robert Lewandowski fitoi pothuajse gjithcka për vitin 2020. Sulmuesi polak e mori këtë çmim nga FIFA, ndërsa i la prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit. Futbollisti i Bayern Munichut, i cili u nominua për herë të parë këtë sezon, ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë teksa gjiganti bavarez i fitoi të tre trofetë në fjalë.
32 vjeçari i realizoi 34 gola në 31 ndeshje me ekipin gjerman në Bundesligë, duke i shtuar edhe katër asistime. Përfaqësuesi polak i shënoi edhe 6 gola në 5 ndeshje të Kupës dhe 15 gola në 10 ndeshje të Championsit, ku i pati edhe 6 asistime.
Ndërsa, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po vazhdon me paraqitje edhe në sezonin 2020/2021. Sa i përket konkurrencës së femrave, çmimin e futbollistes më të mirë e fitoi lojtarja e Anglisë dhe Manchester Cityt, Lucy Bronze (Llusi Bronz).
Mbrojtësja e djathtë, e cila iu bashkua Cityt nga fituesi i Ligës së Kampionëve, Lyon, i la prapa futbollisten e Chelseat, Pernille Harder (Pernill Harder) dhe ish-bashkëlojtaren tek Lyoni, Wendie Renard (Uendi Renard). Ndërsa, në këtë ceremoni, sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford e fitoi çmimin “FIFA Foundation Award” (FIFA Fondejshën Ëuard) për kontributin e tij në luftimin e varfërisë së fëmijëve në vitin 2020.
Kurse, sulmuesi i Tottenhamit, Son Heund-min e fitoi çmimin “Puskas” (Pushkash) për golin më të bukur, të cilin e kishte realizuar ndaj Burnleyt në Premierligë në dhjetor të vitit 2019. Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit pasi i dha fund pritjes prej 30 vjetësh për titull të kamionit në Angli.
Ai e mposhti Marcelo Bielsan (Marsello Biellsan) e Leedsit (Llidsit) dhe Hansi Flickun (Hansi Fllikun) e Bayern Munichut, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe disa trofe të tjerë me gjigantin katalunas. Ndërkohë, trajnerja holandeze Sarina Wiegman (Sarina Vigman) u zgjodh trajnerja më e mirë në konkurrencën e femrave. Veterani i Bayern Munichut, Manuel Neuer (Manuell Nojer) e fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit. Portieri i trofeshëm gjerman i la prapa Alisson Beckerin (Allison Bekerin) e Liverpoolit dhe Jan Oblakun e Atletico Madridit.
Në konkurrencën e femrave, portierja më e mirë u zgjodh Sarah Bouhaddi (Sara Buhadi), e cila i mposhti portieret Christiane Endler (Kristiane Endler) e Alyssa Naeher (Alisa Naher).
Në fund, u zgjodh edhe ekipi më i mirë i vitit. Në 11-shen e vitit bëjnë pjesë: Alisson (Allison), Trent Alexander-Arnold (Trent Aleksander-Arnold), Virgil van Dijk (Virgjill Van Dajk), Sergio Ramos (Serhio Ramos), Alphonso Davies (Allfonso Dejvis), Joshua Kimmich (Gjoshua Kimish), Kevin De Bruyne (Kevin de Bryn), Thiago Alcantara (Tiago Allkantara), Lionel Messi, Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo.
Për më të mirët e vitit votojnë selektorët, kapitenët e Kombëtareve dhe gazetarët e shteteve anëtare të FIFA-s. Në Kosovë, votat i kanë dhënë selektori Bernard Challandes, kapiteni Samir Ujkani dhe gazetari i T7, Valon Konushevci. Siç dihet, këtë vit gazeta prestigjioze “France Football” ka vendosur të mos e ndajë çmimin “Topi i Artë” për shkak të pandemisë COVID-19.

Related Posts

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948
Sport

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al