Shënohet një tjetër rast i dhunës në familje në Gjirokastër. Policia njofton se ka arrestuar një burrë, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes.
“Më datë 17.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 37, banues në Gjashtë, pasi bashkëshortja, shtetasja M.B, vjeç 35, ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
©ArgjiroLajm.net









