Europol ka arrestuar sot 25 persona me orgjinë shqiptare të cilët dyshohen se janë pjesë në një organizatate krimianle që operonte në disa shtete. Në një operacion që është zhvilluar në Blegjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, është bërë i mundur arrestimi i 25 personave nga 600 policië të angazhuar në aksion.
Sipas një njoftimi nga policia europiane, mëoshet se kjo goditje është bërë pas një hetimi kompleks të nisur në vitin 2017 nga Policia Vendore Belgjike Antwerp, në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, Gardën Civile Spanjolle, Policinë Hollandeze, Policia Gjyqësore Franceze, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover.
Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antwerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në konteinerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për fshehjen e lëndëve narkotike. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.
Deri më sot, ky operacion ka rezultuar në: 9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Hollandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25. Po ashtu rreth persona janë në “arrest në shtëpi”, janë shkatërruar 6 plantacione me marihuanë, janë konfiskuar 60 000 €, telefon celular, armë dhe municion.
Më tej në njoftim shkruhet se ky grup i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë precedentë penal në vende të ndryshme në Evropë. Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë të përsosur dhe një mbështetje të gjerë analize dhe lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një numër takimesh operative u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.
Në ditën e veprimit, dy ekspertë të Europol u vendosën në vend në Belgjikë dhe një në Spanjë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe kontrollet e të dhënave të mbledhura gjatë aksionit kundër bazës së të dhënave të Europol. Eurojust asistoi në ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit dhe Letrave të Kërkesës midis palëve të përfshira. Ky hetim është pjesë e rrjetit Italian Direzione Investigativa Antimafia, një iniciativë për të adresuar grupet e krimit të organizuar të llojit mafioz aktiv në Evropë. Projekti u nis në selinë e Europol në vitin 2018 dhe përfshin 15 shtete anëtare dhe Europol.









