• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

27 muaj pa rroga, punonjësit e ujësjellësit dalin në protestë

24/01/2020
27 muaj pa rroga, punonjësit e ujësjellësit dalin në protestë

Pas 27 muaj pa rroga e siguracione punonjësit e stacionit të Poçemit në Mallakastër janë ngritur në protestë duke ndërprerë punën. Si pasojë mijëra familje kanë mbetur pa ujë e drita, ndërsa vetë punonjësit kërkojnë reagimin e ministrisë së energjisë për t’i dhënë zgjidhje.

Mijëra banorë të Mallakastrës mbetën pa ujë e drita këtë të premte.

17 punonjësit e stacionit të Poçemit ndërprenë punën në shenjë proteste për 27 muaj pa paga e siguracione.

Banori: Të kishim qenë në piramidat e Egjiptit, do na jepnin bukë për të ngrënë. Ne vijmë në punë me minus 5 mijë lekë.

Stacioni është në varësi të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh që vitet e fundit ka kaluar në përdorim të disa firmave private, të cilat në vazhdimësi kanë patur problematika me pagesat.

Ndaj punonjësit ndërmorën këtë hap ekstrem për të kërkuar zgjidhje.

Banor: Kemi 27 muaj që ikin dhe vijnë këto kompani, 27 muaj pa lekë. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës na ka kthyer përgjigje që nuk mbajnë përgjegjësi sepse jemi subjekt privat.

Në rast të kundërt, thonë se protesta e tyre që lë pa ujë e energji Mallakastrën do të vijojë.

Banor: Ne kërkojmë tani që pa u zgjidhur problemi, pa na hedhur lekët në bankomat ne nuk fillojmë punë.

Banori 2: Nëse këta punëtorë nuk i pëlqejnë kryeministrit apo ministres, të sjellin punëtorë të rinj dhe ne të na lënë ku të dojnë por të na japin pagat.

Stacioni i Poçemit ka rëndësi jetike për qytetin e Mallakastrës dhe punonjësit e tij rrezikojnë burgun për ndërprerjen e punës, por nga ana tjetër ata akuzojnë ministrinë e Energjisë se nuk ka marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje kësaj situate të paprecedent që vijon prej vitesh./ Ora News

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al