73 vjetori i Çlirimit është përkujtuar sot në Gjirokastër. Autoritetet lokale, familje veteranësh dhe qytetarë të tjerë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit. Deputeti socialist Flamur Golemi në urimin e tij thotë se pa 29 Nëntorin ’44 Shqipëria do të trajtohej si palë humbëse e luftës dhe do të ndahej nga fuqitë e mëdha siç u veprua me shumë shtete. Sipas tij ishte gjaku i dëshmorëve të Luftës Antifashiste që siguroi vazhdimësinë e shtetit shqiptar. Ndërkohë edhe kësaj here të djathtët e kanë anashkaluar 29 Nëntorin. Për ta Dita e Çlirimit është më 28 Nëntor bashkë me Ditën e Pavarësisë. Më poshtë foto nga ceremonia në varrezat e dëshmorëve.
©ArgjiroLajm.net

























