26-vjeçari nga Gjirokastra, Pirro Kotroçi, i arrestuar sot nga policia, tentoi të trafikonte në Greqi 3.2 kg kanabis.
Policia thotë se i riu e kishte futur drogën në dy pako brenda një çante, e cila gjendej në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë. Droga u zbulua pas kontrollit fizik të autobusit në Kakavijë. Nga hetimet rezultoi se këto pako i ka dërguar shtetasi Pirro Kotroci.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
26-vjeçari ishte i dënuar më parë për vjedhje.