• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 të arrestuar, si u zbulua grupi që shiste kokainë në Gjirokastër dhe Sarandë (VIDEO)

25/10/2024
3 të arrestuar, si u zbulua grupi që shiste kokainë në Gjirokastër dhe Sarandë (VIDEO)
POLICIA E SHTETIT
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh-së, finalizoi operacionin policor të koduar “Andromeda”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, K. K., 45 vjeç, banues në Ksamil dhe K. Xh., 41 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta 3 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër dhe në Sarandë.
Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga shtetasi M. S., të cilit nga kontrolli në banesë, iu gjetën sasi të tyre, të ndara në doza, armë gjahu, municion luftarak dhe 1 radio marrëse-dhënëse, të poseduara pa leje, si dhe 250 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale.
Ndërkaq, 2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe me shuma parash, në lekë, euro dhe paunde, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-25-at-1.15.09-PM.mp4

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al