Pasi Argjiroja.net raportoi për aksidentin në Kordhocë, ka reaguar policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi, ku konfirmon përfshirjen e një punonjësi të policisë. Nga aksidenti thotë policia janë plagosur 3 persona përfshi edhe punonjësin e Policisë së Shtetit. Më poshtë njoftimi i plotë dhe fotot nga vendi i ngjarjes që ka siguruar Argjiroja.net
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.