• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

300 firma për t’u shpallur minoritet, kryebashkiaku i Finiqit: Kërkojmë përfaqësi në instancat e larta shtetërore për gjuhën amtare dhe pronat (VIDEO)

27/06/2020
300 firma për t’u shpallur minoritet, kryebashkiaku i Finiqit: Kërkojmë përfaqësi në instancat e larta shtetërore për gjuhën amtare dhe pronat (VIDEO)

Drafti i Ministrisë së Brendshme për minoritetet është mirëpritur nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Jugun e Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë Finiq, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA, Kristo Kiço në një intervistë për Report Tv, shprehet se ligji është shumë i domosdoshëm dhe do t’i shërbejë minoritetit grek.

“Projektligji për ligjin e minoriteteve me aktet nënligjore besoj se edhe pse një veprim i vonuar 2017 besoj se është një zhvillim pozitiv i pjesës së përdorimit të gjuhës dhe tabelave të emërtimeve të rrugëve. Kemi marrë pjesë në këtë diskutim kemi bërë sugjerimet tona për minoritetin grek në veçanti”, tha Kiço.

Nëse ky ligj shumë i debatuar do të miratohet nga parlamenti shqiptar, atëherë do të mjaftojnë firmat e 300 personave për t’u shpallur komunitet minoritar. Duket se ky është neni që favorizon më shumë pakicën greke.

“Një pikë shumë e nxehte është problemi i vetëdeklarimit. Ajo që kërkojmë si minoritet grek është respektimi i vetëvendosje së secilit të shprehi, thotë dhe marri të që i takon”, tha Kiço.

Kryebashkiaku i Finiqit thotë për Report Tv se minoriteti grek kërkon që të ketë përfaqësuesit e vet në institucionet e larta të shtetit, pasi kështu sipas tij zgjidhet problemi i pronave dhe gjuhës amtare.

“Nuk kemi qenë dakord me procesin duke sjelle pengesa me problemin e vetëdeklarimit një çështje arsimi në gjuhën amtare dhe problemi i njohjes së pronësisë në Shqipëri. Gjithashtu problematike pjesëmarrja në aparatin drejtues të shtetit atje në ato institucione ku merren vendime për minoritetin. Është bërë një diskutim i madh është hap pozitiv në Shqipëri problem ngelet zbatimi në praktikë”, tha Kiço.

Kristaq Kiço rikthen në vëmendje edhe ngjarjen e një viti më parë kur u dëmtuan tabelat rrugore në Finiq.

“Indinjatën time me problemin e tabelave të cilat duke qenë detyrim i ligjit nga ARRSH janë vendosur brenda ligjit. Ato sapo vihen fillojnë e fshihen nga elementë që nuk shprehin shumicën e kombit shqiptar. Kërkojmë nga ana e medias të tregojë kujdes të veçantë respekt ndaj gjuhës”, tha kryebashkiaku i Finiqit.

Bashkia e Finiqit e përbërë prej 57 fshatrash, është bashkia më e madhe ku jeton minoriteti grek në Shqipëri./ Report Tv

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al