• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

31 raste të dyshuar me koronavirus në Shqipëri

02/03/2020
31 raste të dyshuar me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se deri tani në Shqipëri janë testuar 31 persona, të cilët kanë rezultuar negativ me virusin e ri covid 19.

“Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur të konfirmuar nga koronavirus. Janë realizuar disa teste laboratorike në raport me persona, të cilët kanë shfaqur simptoma. Janë 31 të testuar që kanë rezultuar negativ sa i përket prekjes nga koronavirusi i ri” u shpreh ministrja Manastirliu.

Kavalishenca në Durrës është përgatitur si qendër karantinimi, por ministrja Manastirliu përmendi një transformim të spitalit “Shefqet Ndroqi” si pritëse për trajtimin e rasteve me koronavirus.

“Janë marrë masat qoftë në spitalin infektiv në QSUT, qoftë në spitalin “Shefqet Ndroqi” për të administruar rastet dhe për tu përkthyer sipas skenarëve që janë vlerësuar nga ekipi i ekspertëve për të përballuar sipas kapaciteteve aktuale ato raste që mund të konfirmohen. Do të jetë spitali infektiv që do të presë këto raste dhe më pas sipas kapaciteteve do të kemi edhe një transformim të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe strukturave të tij si pritëse për trajtimin e rasteve të covid 19″, deklaroi Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se kanë rritur masat për identifikimin e koronavirusit. Ajo tha se analiza kryhet në ISHP brenda një periudhe 8-12 orë. Manastirliu vuri theksin tek higjiena.

“Është vendosur shtimi i masave higjieno sanitare në pikat kufitare dhe në institucionet arsimore dhe në strukturat e tjera publike. Masat që kemi marrë në strukturat arsimore janë të rëndësishme pasi shtimi i masave të higjienës sanitare dhe higjienës personale është element shumë i rëndësishëm në parandalimin e virusit”, tha ministrja.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al