Një person është paraqitur sot i plagosur në spitalin e Sarandës. Mësohet se Erlind Dumani, 38 vjeç, është paraqitur në spital rreth orës 02:30 me plagë ne qafë, ndërsa dyshohet i goditur me thike ose kaçavidë.
Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”.
Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasi ka marrë mjekimin është larguar drejt banesës së tij. Aktualisht policia vijon hetimet, ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes në fjalë si dhe motivet.