• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 mijë euro për një tapi në Sarandë, pranga punonjësit të Kadastrës: Saimiri është pak dobiç, ç’thotë tani nuk e thotë pastaj… (VIDEO)

13/05/2022
4 mijë euro për një tapi në Sarandë, pranga punonjësit të Kadastrës: Saimiri është pak dobiç, ç’thotë tani nuk e thotë pastaj… (VIDEO)

Një specialist i Zyrës së Kadastrës në Sarandë përfundoi në pranga pas denoncimit të tij në media se merrte ryshfet kundrejt legalizimit të objekteve.

Në pranga përfundoi Laert Pasha, i cili i kërkoi 4 mijë euro një qytetari për nxjerrjen e dokumentit të Hipotekës mbi pronësinë e një hoteli.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ ‘Stop’, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK-së Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sqaroi Policia.

Përgjimet

Pronari i një hoteli në Sarandë prej tri vitesh sorollatet nëpër institucione për të marrë dokumentin e pronësisë, ndërkohë që Laert Pasha, dikush ish-drejtor i Agjencisë së Legalizimit, i kishte premtuar se do ta pajiste me dokumentin e pronësisë kundrejt ryshfetit, duke i kërkuar 4 mijë euro për nxjerrjen e hipotekës.

“Unë isha me atë djalin e xhaxhait mbrëmë dhe e di, si është muhabeti,- tha, ktu o vlla, tha, ktu kanë paguar nga 5000 euro,- tha për një shpi normale. Tani më fal,- tha, se ti je në Angli tha, ke dhe gjithë atë objekt 4 kate, do shpëtosh ti, se pagova unë 2 mijë euro,- më tha. Legalizimi do, ashtu.., do të hidhesh,- tha.

Ç’rëndësi ka tani? Unë kam 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Kam edhe 300 paund. Të jemi prapë bashkë. Këtu është muhabeti. Dakord! Kaq kam në dispozicion. 2 milionë lekë dhe 2 mijë euro. Fol me Sajmirin, të flas me shefen! Lëri njërën, lëri tjetrën! Unë të marr ato të miat nga e hëna, nga e marta, dhe t’iki në punën time. Kaq gjë! Kaq gjë, o vlla! Do flasësh vetë me atë që t’.. ashtu edhe më kthe një përgjigje!”, thotë qytetari gjatë bisedës me Pashën.

Ky i fundit, i ankohet se prona është e mbivendosur. Pas takimit, ai i premton qytetarit se do të flasë me hartografin Saimir Braho, duke i kërkuar 100 euro kapar.

“Epo prandaj, se kshu më tha dhe mua. Tani sot, dje më fal, që aty ngela dhe unë kshu, se foli me shefen dhe s’kisha ça thosha, se ishin bashkë të dy ata, ka mbivendosje. Ç’është kjo mbivendosje,- thashë. Eh, ka dalë aty,- më tha. Më tha në fillim i kam te shefja”, thotë ai sipas publikimit në emisionin “Stop”.

Qytetari, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Angli, denoncon korrupsionin në Kadastrën Sarandë, i cili kalon në disa rrjete sekserësh, zyrtarë dhe jo të tillë. Për legalizimin e hotelit fillimisht në 2018 nëpërmjet një sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 Euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoi që do i nxirrte legalizimin e hotelit, por nuk e bëri duke e zvarritur për 3 vite.

“Si fillim më kërkoi 16 mijë Euro ryshfet. Lamë pazarin përfundimisht tek gjysma, tek 8 mijë Euro. Pagova 2 mijë Euro si paradhënie. Ia dhashë Jorgos se më tha që do marrin të tërë me radhë ata që do të bëjnë punën dhe pjesën tjetër kur të mbarojnë legalizimet. Duke nxjerrë justifikime se Aluizni u bashkua me Kadastrën dhe e kam pyetur çfarë është bërë me dokumentet e mia, gjithmonë më nxirrte nga një sebep më thoshte që kur të bashkohen Hipoteka me Aluiznin bashkë. Në 2019 ndodhi që ra dhe tërmeti dhe ishin pasojat e tërmetit. Hapte ca historia pa lidhje fare dhe nuk ma bënë legalizimin”, tha denoncuesi.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al