Një shtetas shqiptar 32-vjeçar është arrestuar këtë javë nga policia italiane, pasi kanë gjetur në shtëpinë e tij 4 thasë me kokainë dhe rreth 4,600 euro cash.
Në kuadër të një operacioni të policisë në zonën e Sant Ermino, Perugia, hetuesit kanë pikasur 32-vjeçarin shqiptar duke dalë nga shtëpia i cilic është parë duke fshehur diçka në rrugën e pallatit, shkruajnë mediet italiane.
Në atë moment, karabinierët zhvilluan një kontroll në shtëpinë e tij duke gjëtur më pas 4 thasë me vakum më lëndë narkotike ku rezultoi se ishte kokainë.
Policia italiane sekuestroi gjithashtu dhe 4,620 euro cash, një makineri ambalazhimi me mbetje droge, dy peshore precize dhe 2 telefona.
Shqiptari u arrestua me akuzën për posedimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ai u dërgua në paraburgim në qytetin e Perugias ku do të presë një vendim nga gjykata për dënimin e tij.









