Luan Muhaj është konkurrenti më i ri në Për’Puthen +40. Ai është nga qyteti i Përmetit, ku jeton dhe punon si mësues.
Nuk mungoi ngacmimi i parë nga Lindita, e cila tha: “Qenke fiks për Gilbertën, mësues po, beqar po.”
40-vjeçari rrëfeu se pëlqimin më të madh e ka për Gilbertën. Ndërsa ajo u shpreh se ka pasur shpesh oferta nga qyteti i Përmetit edhe nga persona që jetojnë jashtë vendit./tch