Për vitin 2019, në listën e investimeve publike janë parashikuar 261 projekte një pjesë e të cilëve kanë nisur e janë vijim i financimit , një pjesë tjetër që nisin në vitin 2019 dhe një pjesë tjetër që parashikohet të nisin në vitet pasuese. Sa i përket projekteve që parashikohet në nisin në vitin 2019, referuar tabelave të detajuara të projektbuxhetit 2019 të siguruar nga SCAN, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka 44 të tillë.
Lista e investimeve publike që parashikohet të nisin në vitin 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:
Ministria e Infrastrukturës
-Rikonstruksion godina nr.2 e ministrisë
-Centrali telefonik në godinën numër 2
-Blerje autoveture
-Sistemi i sinjalizmit dhe mbrojtjes kundër zjarrit
-Instalimi i sistemeve të fonisë projektim, ndriçim në sallën e mbledhjeve
-Asistencë teknike, zhvillimi i infrastrukturës digjitale rajonale
Transporti rrugor
-Subvencionimi i kontratës koncesionare, përmirësimi, shfrytëzimi, mirëmbajtja e rehabilitimi i autostradës Milot-Morinë
-Kontrata koncesionare për përmirësimin, ndërtimin, operimin e mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit
-Ndërtimi dhe operimi i rrugës Thumanë-Vorë-Kashar
-Shërbime konsulence për ndërtimin dhe operimin e rrugës Thumane-Vorë-Kashar
Ndërtime rrugësh
-Ndërtimi rruga Kardhiq-Delvinë, lotet 7 dhe 8
Studime projektime
-Studim, projektim, rikualifikim i unazës lindore për lotet 4,5 dhe 6 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Siguri rrugore
-Punime ndërtimi për eleminimin e pikave të zeza në rrugë, bashkëfinancim IPA 2013
-Rikonstruksion godina e ARSH Tiranë
-Rikonstruksion godina ARRSH Gjirokastër dhe Korçë
-Blerje dhe instalim kondicioneresh stacionarë
-Blerje orendi zyre
-Rikonstruksion i kalatës lindore të mallrave në portin e Vlorës
-Rikonstruksion kalatës së Roro
-Tvsh për projektin e konektivitetit të Adriatikut Jugor
Transporti hekurudhor
-Rritja e disponibilitetit të mjeteve lëvizëse
-Rikonstruksione linjash
-Riparime vepra arti
-Blerje çakulli për ballast
Mbetjet urbane
-Mbyllja dhe rehabilitimi i venddepozitimit ekzistues të Sarandës
-Rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave dhe shtresave të landfillit Bajkaj
-Studim i qendrueshmërisë financiare të sektorit të mbetjeve urbane dhe orientimi drejt performancës
-Rikonstruksion i godinës së Agjencisë së Eficencës së Energjisë
-Monitorimi i planit të veprimit të energjive të rinovueshme
-Monitorimi i strategjisë kombëtare të energjisë 2030
-Metodika e certifikimit të pajisjeve që shfrytëzojnë energjitë e rinovueshme
Rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar me vendodhje në Rubik
-Blerje pajisje dhe investime të vogla në qendrën e Grumbulimit të Trajtimit të Mbetjeve të Rrezikshme
-Ndërtim muri rrethues, Uzina e Plehrave Azotike në Fier
Planifikimi urban
-Projekte pilot për rikualifikimin e blloqeve urbane
-Hartimi i planeve sektoriale me tematika të veçanta
-Përshtatja dhe adaptimi i eurokodeve 5,9 dhe 6 (pjesa 3) dhe 7 (pjesa 3)
-Sistemi i integruar për informatizimin e manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim
-Projektzbatim, zgjerim e shtesë kati në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit
-Blerje skeleri e rafte arkivore, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
Ujësjellës-Kanalizime
Ujësjellësi i jashtëm Ersekë nga burimet Mavro dhe Glladisht dhe rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Ersekë
-Përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën e Përroit të Agait-Qerret, loti i dytë
-Mbështetje teknike në zbatim të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
-Përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza në zonën bregdetare të Vlorës.
SCAN