Një 47-vjeçar nga Tepelena është kallëzuar në prokurori. Policia thotë se u referuan materialet, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin S.M, vjeç 47, banues në Tepelenë, pasi në lumin Vjosë, ku bashkohet me lumin Drino, u kap duke bërë peshkim të ndaluar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim në komisariat.