Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi. Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 1 km. Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët teksa ende nuk ka informacione për dëmtime.