Ka zgjatur 5 orë me debate mbledhja e kryesisë së PS-së. Duke folur për mediat pas këtij takimi, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se do të bëhen të gjitha ndryshimet e duhura. I pyetur nga gazetarët për ndryshime në qeveri e parti, Rama nuk i ka mohuar.
‘Hap pas hapi, gjithçka me radhë’, u shpreh kreu i PS-së.
‘Kemi pasur një debat të gjatë në një proces reflektimi që merr shtysë nga protesta e studentëve. Protesta studentore na dha një shuplakë dhe ka pasur dinamikën e saj’, deklaroi ndër të tjera Edi Rama.