• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“500 euro vota…”, Vangjel Tavo pyetet për akuzat ndaj Ramës në Gjirokastër

09/07/2024
“500 euro vota…”, Vangjel Tavo pyetet për akuzat ndaj Ramës në Gjirokastër

Vangjel Tavo do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës. Ai është pyetur nga Belind Këlliçi lidhur me këtë kandidim dhe faktin që dikur ka akuzuar Edi Ramën se ka blerë vota kundër tij dhe sot po kandidon për PS-në.

Tavo, gjatë një lidhje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se po kandidon për shkak të një arsye madhore, për të zgjidhur krizën në Himarë dhe problemet e himarjotëve, ndërsa atë që ka ndodhur në vitin 2021 në Gjirokastër e ka tejkaluar.

Biseda:

Belind Këlliçi: Ju njoh personalisht dhe vlerësoj përvojën tuaj. Por, nuk mund ta mohoj se ka kohë që flitet kandidatura juaj. Në vitin 2021, ne kemi qenë bashkë në të njëjtin koalicion. Unë vijoj të mendoj se mandati juaj në vitin 2021 është grabitur.

Vangjel Tavo: Jo nuk kemi qenë në një koalicion, kam kandiduar veç. Zoti Këlliçi, ma ktheni dot mbrapa 2021-shin?

Belind Këlliçi: Ju keni thënë se u është grabitur mandati nga qeveria. Keni nominuar Edi Ramën si personin që e ka bërë. Janë paguar 500 euro për votë kundër kandidaturës tuaj. Çfarë ju shtyn sot të jeni kandidati i këtij kryeministri që ka blerë votën 500 euro kundër jush?

Vangjel Tavo: Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do ti përfaqësojë denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë.

Belind Këlliçi: Çfarë ju shtyu të kandidoni për një person që ka blerë vota kundër jush?

Vangjel Tavo: Kam pranuar për një arsye shumë madhore, në krahasim me një kandidim në Gjirokastër që ishte i teti në rradhë për mua. Mendova se çështjet në Himarë janë shumë të rëndësishme dhe i kapërcejnë edhe problematikat që mund të jenë krijuar në të kaluarën.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al