Ajo ka një martesë të sukseshme, jetëgjatësia e të cilës e bën Dolly Parton një nga të famshmet më të pazakontë të showbiz-it botëror, që ka arritur të festojë përvjetorin e 53-të të martesës.
Kjo, duke qenë se pothuajse të gjithë të famshmit në botë, vështirë se kanë qendruar të martuar me një njeri dhe për kaq gjatë.
Ndonëse këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Carl Thomas, kanë patur një marrëdhënie tejet të lumtur gjatë 5 dekadave, fatkeqësisht çifti nuk mundi dot të bëjë fëmijë.
Dhe kjo është një temë delikate, të cilën Dolly shpesh e ka të pamundur ta evitojë, sa herë që jep intervista.
Së fundmi ylli televiziv është shprehur se ajo dhe bashkëshorti e kanë pranuar këtë fakt në jetën e tyre dhe se janë në paqe duke e pranuar realitetin ashtu siç është.
“Në fillimet tona, kur unë dhe im shoq dilnim, ëndërronim për fëmijë. Kur u martuam menduam se do t’i kishim.
Bëmë gjithçka për këtë. Kishim menduar dhe emrat që do t’i vendosnim, por s’rezultoi kështu.
Kur unë dhe im shoq u martuam, menduam si do të ishte jeta jonë nëse do të kishim fëmijë. Si do të dukeshin ata. A do të ishin të gjatë, të bukur…
Nëse do lindja vajzë, do ta quaja Carla . S’ishte e shkruar! Kaq. Tani që jemi të moshuar ndihemi me fat. Unë them se do të kisha qenë nënë e mirë. Do të kisha hequr dorë nga çdo gjë tjetër.
Sepse ndryshe do të ndihesha fajtore nëse do t’i lija ato (për punë, për shfaqje).
Çdo gjë do të ishte ndryshe dhe me shumë gjasa unë s’do të isha bërë një yll në skenë”; u shpreh Dolly për “The Guardian”.
Këngëtarja e njohur vuante nga endometrioza, një patologji gjinekologjike që çon gratë drejt fertilitetit.
Kjo e çoi këngëtaren drejt një depresioni të rëndë, si pasojë e të cilit erdhën disa tentativa për vetëvrasje.
Një ditë, ajo thjesht e pranoi dhe u mësua të jetojë me faktin se s’do të kishte kurrë fëmijë.
Sot, Dolly e konsideron veten nënë të të gjithëve. Ajo ka 11 vëllezër dhe motra dhe fëmijët e tyre i konsideron si të ishin të sajët.