• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

60% e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të përdorimit të telefonit. Në Itali gjoba shkon 1700 Euro

07/01/2020
60% e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të përdorimit të telefonit. Në Itali gjoba shkon 1700 Euro

Aksidentet rrugore, përfshi dhe ato me pasoja në jetë të humbura të shkaktuara nga përdorimi i telefonave dhe tabletave në rrugët shqiptare, mbeten një shqetësim i lartë.

Burime nga Policia Rrugore për Report Tv bënë me dije se nga 10 drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente dhe të ndëshkuar, 6 prej tyre rezultojnë për përdorim telefoni. Ky bilanc bëhet me i rëndë kur këta shoferë rezultojnë të gjobitur më shumë se dy apo deri në tre herë.

Si është gjoba aktualisht dhe sa kërkonin të bëhej

Prej më shumë se një viti Sektori i Parandalimit të Aksidenteve depozitoi në parlament projektligjin për rritjen e masës ndëshkuese për cilindo që teksa i jep makinës përdor telefonin.

Sipas këtij projektligji dhe strategjisë të Policisë Rrugore gjoba ishte parashikuar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë si dhe heqje e pesë pikëve nga patenta, ndërsa sot gjoba është më e ulët sa dhe parkimi i gabuar. Për përdorim telefoni gjobitesh nga 500 deri në 1500 lekë kundrejt 2 mijë lekë për parkimin e gabuar apo 15 mijë lekë për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Kjo kërkesë nuk gjeti pëlqimin e deputetëve të cilët vendosën të rrisin masën ndëshkuese për rripin e sigurimit por jo për përdorimin e telefonave, ku pasojat e aksidenteve pa rrip sigurimi janë minimizuar sipas statistikave të Policisë Rrugore.

Sipas relacionit të Policisë Rrugore kjo masë përafronte legjislacionin me vendet e BE-s, ku fqinji ynë Italia, parashikon që sanksioni për telefonin të arrijë në 1700 euro.

Më tej, thonë ekspertët, rritja e gjobës për përdorimin e telefonit do të sjellë uljen e pasojave tek të dëmtuarit, jo vetëm shoferët që vetë përfshihen në aksident por edhe tek personat e tjerë që goditen nga këto automjete.

Veç masës ndëshkuese me gjobë ky propozim i Sektorit të Parandalimit të Aksidenteve parashikonte edhe heqjen e patentës nga 1 në 3 muaj për shoferët që brenda 12 muajve gjobiten tre herë për përdorim telefoni./ Report tv

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

17/12/2025
“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al