• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

’60 përqind duhet të preken nga koronavirusi që të zhvillohet…’

13/03/2020
’60 përqind duhet të preken nga koronavirusi që të zhvillohet…’

Nga Antonello Guerrera, Repubblica

’60 përqind e britanikëve duhet të preken nga koronavirusi për të zhvilluar imunitetin e masës. Këto komente në Sky News nga Sir Patrick Vallance, një nga dy autoritetet më të rëndësishme mjekësore në qeverinë e Boris Johnson kanë shkaktuar shumë debat. Kjo pasi sugjerojnë një bast të madh nga ekzekutivi britanik, duke marrë parasysh që sot vdekshmëria e Covid-19 në botë është mes 1 dhe 6 përqind.

“Po, koronavirusi është një sëmundje e keqe, por në shumicën e rasteve kalon vetëm me simptoma të buta,” tha Vallance. “Virusi do të jetë sezonal dhe do të kthehet dimrin tjetër. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme që të zhvillohet imuniteti i turmës, që të mbahet nën kontroll afatgjatë virusi”.

Kujdes: Vallance flet për imunitetin e masës të fituar përmes infektimit me koronavirus, jo përmes vaksinimeve masive, siç ndodh zakonisht. Gjithashtu sepse një vaksinë për Covid-19 nuk ekziston akoma dhe mund të arrihet vetëm brenda një viti. “Me 60 përqind të popullatës së infektuar nga virusi do të kishim imunitetin e grupit,” tha Vallance.

Fjalë kontroverse. Për disa, teoria e Vallance përfaqëson një rrezik të madh që mund të rezultojë në vdekjen e të paktën qindra mijëra britanikëve me qëllim zhvillimin e imunitetin brutal të masës dhe për të ndalur infeksionin. Britanikët janë 67 milionë, 60 përqind i bie rreth 40 milionë. Edhe me përllogaritjen e një vdekshmërie prej 1 përqind, sërish bëhet fjalë për të paktën 400 mijë të vdekur në skenarin më të mirë. Për të mos përmendur se kujdesi shëndetësor britanik mund të shembet shpejt me një ortek pacientësh në reanimacion. Për më tepër, nuk ka siguri se kjo metodë do të funksionojë: Covid-19 duket një virus që pëson mutacion dhe deri më tani nuk është provuar përtej një dyshimi të arsyeshëm se fitohet imunitet i qëndrueshëm pasi prekesh nga virusi dhe ai zhduket pasi shërohesh.

Por duket se kjo është qasja e qeverisë britanike ndaj koronavirusit. Dhe dje, kryeministri Johnson tha në një konferencë për shtyp në Londër: “Kjo është kriza më e vështirë shëndetësore në një gjeneratë, shumë nga njerëzit tanë të dashur do vdesin”.

Një strategji shumë e ndryshme nga ajo e Italisë, e cila ka mbyllur të gjithë vendin, gjithashtu edhe për shkak se numri i rasteve përtej Kanalit është relativisht i ulët: ‘vetëm’ 590 pozitivë dhe dhjetë vdekje me mbi 29 mijë tamponë.

Në fakt, Vallance pranoi se numri real i të prekurve në Britani- ata që i kanë shpëtuar testimit deri më tani- mund të arrijë në 5 deri 10 mijë të infektuar. Por Britania e Madhe mbetet i vetmi vend europian i prekur nga koronavirusi që ka refuzuar deri më tani të marrë masa drakonike për kufizimin. Dje Johnson imponoi një javë izolim për çdo qytetar që ka kollë ose temperaturë, duke përsëritur këshillën e përditshme: “Lani duart shpesh për 20 sekonda me ujë të nxehtë teksa këndoni dy herë: Gëzuar ditëlindjen”. Por shkollat, baret, restorantet, pabet, eventet sportive dhe sociale, udhëtimet mbeten të hapura. Në Londër dhe pjesën tjetër të vendit, kërcënimi për koronavirusin nuk duket shumë real, pak njerëz mbajnë maska kurse jeta sociale vazhdon në mënyrë frenetike. Cila qasje, e ashpër apo e butë, do jetë e drejtë në planin afatgjatë? Askush nuk e di.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al