Një 60-vjeçare në qytetin e Vlorës është gjetur pa shenja jete në banesë. Mësohet se gruaja jetonte vetëm dhe se është gjetur pa shenja jete në banesë, nga komshinjtë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2021, në lagjen ” Pavarsia”, Vlorë, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.