• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

7 arsye pse po djersisni më shumë se zakonisht

12/02/2022
7 arsye pse po djersisni më shumë se zakonisht

Djersitja mund të ndodhë për shumë arsye dhe një nga më të zakonshmet lidhet me temperaturat e ngrohta. Megjithatë djersitja mund të ndodhë edhe për shkak të disa problemeve të ndryshme me shëndetin.

Ju njohim me nëntë arsye se pse djersiteni më shumë se zakonisht dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Jeni të shqetësuar
Ndjenja e ankthit ose e stresit bën që trupi juaj të reagojë duke bërë që gjëndrat e djersës të punojnë më shpejt. Një mënyrë për të qetësuar reagimin është duke praktikuar frymëmarrjen e thellë. Kjo praktikë mund të sinjalizojë një reagim pothuajse të menjëhershëm relaksimi që do të ndihmojë në largimin e mendimeve, stabilizimin e rrahjeve të zemrës dhe ndalimin e djersitjes.

Jeni duke kaluar në menopauzë
Ndryshimet hormonale që vijnë me këtë ndryshim të madh të jetës mund të shkaktojnë një mori efektesh të padëshiruara dhe një ndër to edhe djersitja. Ndryshimet e stilit të jetesës, veshja me shtresa që lejojnë qarkullomin e ajrit, ulja e temperaturës së dhomës së gjumit gjatë natës dhe madje edhe mbajtja e një ventilatori, mund t’ju vijnë në ndihmë.

Keni ngrënë ushqim pikant
Kapsaicina, një përbërës që gjendet tek specat djegës, mund të rrisë përkohësisht temperaturën e trupit tuaj duke ju bërë të djersini. Mënyra e vetme për të mos djersitur në këtë rast është të mos konsumoni ushqim pikant.

Keni një tiroide tepër aktive
Ndjenja e pashpjegueshme e ngrohtësisë ose e djersitjes me një rrahje zemre të shpejtë ose të parregullt, nervozizëm, probleme me gjumin, dridhje duarsh, ndryshime të humorit dhe lëvizje të shpeshta të zorrëve tregojnë se mund të keni hipertiroidizëm. Kjo ndodh kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone tiroide sesa i nevojitet trupit. Në këtë rast këshillohet të kryeni një vizitë tek mjeku juaj.

Keni hiperhidrozë
Djersitja e tepërt që nuk lidhet me vapën, stërvitjen ose ndonjë shkak tjetër është shpesh një shenjë e hiperhidrozës. Sipas ekspertëve njerëzit me hiperhidrozë priren të djersiten më së shumti nga pëllëmbët, këmbët, sqetullat ose koka. Ndonjëherë, djersitja e madhe mund të shkaktojë infeksione të shpeshta të lëkurës. Aplikimi i një antidjersës para gjumit dhe shmangia e shkaktarëve mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të djersës.

Keni filluar një mjekim të ri
Disa medikamente të përdorura për të trajtuar depresionin, sëmundjen e Parkinsonit dhe dhimbjet kronike mund të shkaktojnë djersitje të tepruar. Në disa raste trupit tuaj mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur ose ju mund të këshilloheni me mjekun.

Ju keni një infeksion të rëndë
Në raste të rralla, infeksionet bakteriale mund të shkaktojnë një seri reaksionesh kërcënuese për jetën. Si ritmi i shpejtë i zemrës, gulçim, konfuzion, dhimbje ekstreme, ethe dhe djersitje. Kjo ndodh zakonisht nga infeksionet e mushkërive, stomakut, veshkave ose fshikëzës, por mund të zhvillohet edhe nga diçka e thjeshtë sa një prerje e infektuar. Në këtë rast kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor./AgroWeb

Related Posts

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja ndaj Aston Villës, tekniku i Cityt: E vështirë ndaj tyre, i kam idetë e qarta

Gara në Premier League, Guardiola mesazh Arsenalit: Shumë gjëra do ndodhin!

20/02/2026
Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 4 pozicione, Kosova vijon rekordet

Transferimi si futbollistë të Kombëtares shqiptare, dy risitë e Silvinjos përfunduan te kampionati i pezulluar

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al