Nuk pati surpriza. Mazhoranca e Partisë Socialiste votoi pro zgjedhjes së Lindita Nikollës Kryetare e Kuvendit. Nikolla mori 79 vota pro. 137 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. 4 deputetët e LSI kanë votuar kundër. Lindita Nikolla pason në këtë detyrë Gramoz Ruçin. Teksa Nikolla u ngjit në foltore të mbante fjalën e parë si kryetare Kuvendit, deputetët e opozitës nisën të përplasnin duart mbi tavolina për të zhurmuar fjalën e saj. Kjo zgjati për disa sekonda. Më pas deputetët e opozitës u larguan nga salla e Kuvendit.









