Pas megaoperacionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ku u arrestuan 32 persona që mashtronin qytetarët, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai e ka cilësuar aksionin si një goditje të fortë kundër krimit të organizuar.
I pari i ministrisë së Brendshëm përmes një posti në rrjetin social “Twitter” shkruan mes tjerash se lufta kundër krimit do të jetë misioni kryesor për të ardhmen e Shqipërisë.
“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan Lleshaj.
Personat e arrestuar nga Qarku Gjirokaster jane : R.H 43 vjec nga Gjirokastra, D.S 35 vjec nga Gjirokastra, L.M 61 vjec nga Permeti, I.M 59 vjec nga Gjirokastra, S.C 55 vjec nga Gjirokastra, C.T 48 vjec nga Gjirokastra, V.GJ 50 vjec nga Gjirokastra, E,B 28 vjec nga Tepelena (punonjes policie),