• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

8 parqe kombëtare të prekura nga sëmundja e pishave, një ndodhet në jug

06/02/2020
8 parqe kombëtare të prekura nga sëmundja e pishave, një ndodhet në jug

Rreth 60 përqind e parqeve kombëtare janë prekur nga procesionarja e pishës, insektit dëmtues, që nëse përhapet masivisht mund të thajë pemët.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi gjatë kësaj jave se përhapja e këtij insekti ishte në rreth 14 për qind të gjithë sipërfaqes pyjore të vendit. Ai u shpreh se qeveria po shihte të gjitha mënyrat se si mund të ndërhyjë dhe se për këtë çështje po bashkëpunohet me Turqinë.

Ministri e përshkroi situatën në përgjithësi, pa u ndalur në zona specifike, si për shembull parqet kombëtare. Exit News u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), e cila tha se gjendja në parqe “është e mirë”. Megjithatë AKZM tregoi se gjatë vitit 2019 dhe në vazhdim procesionarja ka prekur grumbujt pyjor me pisha që gjenden në parqet:

Lurë-Mali i Dejë
Qafë-Shtamë
Mali i Dajtit
Shebenik-Jabllanicë
Bredhi i Drenovës
Llogara
Theth
Divjakë-Karavasta

Shqipëria ka 14 parqe kombëtare, prej të cilëve një është vetëm me sipërfaqe ujore – Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Kështu rezulton se së paku 60 për qind e tyre rezulton të jetë prekur nga proçesionarja, e cila dëmton kryesisht pemët halore, më së shumti pishat e zeza.

Sipërfaqja me pyje e kullota e 13 parqeve kombëtare është rreth 168 mijë hektarë. Nga kjo sipërfaqe 5 mijë hektarë janë vetëm me pisha.

AKZM i tha Exit News se ky insekt ka prekur edhe sipërfaqe me pishë “në parqet e klasifikuara si peizazhe të mbrojtura”.

Gjatë vitit 2019 sëmundja e pishës është konstatuar masivisht në territoret e së paku 12 bashkive: Pukë, Shkodër, Fushë-Arrëz, Dibër, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Vlorë, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd.

Nga vrojtimet e kryera nga AKZM rezulton se:

“[…] në këto grumbuj pyjorë me pishë [të 12 bashkive] kemi një shkallë përhapje 40-45% të sipërfaqes, kurse shkalla e prekjes, në kufirin 50-55% të drurëve në të cilët gjenden 2-3 qeska [folezë insektesh] për dru. Në grumbuj pyjore të veçantë shkalla e përhapjes arrin mbi 80% të sipërfaqes.

Nga vrojtimet […] rezulton se ky insekt ka prekur veçanërisht grumbujt pyjor me pishë të zezë […] është vënë re se ky dëmtues preferon grumbujt pyjor me pishë që janë ekspozuar në drejtim jugor e jug-perëndimor. Në këto kushte insekti ka shkaktuar zhveshje totale të bimëve të pishës nga halat (çhalorizim i gradës 5).”

Procesionarja mund të luftohet me disa mënyra:

mekanike: pemëve u priten degët ku jane foletë e insekteve dhe asgjësohen me djegje. Kryhet gjatë dimrit.
bilogjike: përhapet një bakteri që vret insektet. Është e kushtueshme dhe zbatohet kryesisht muajve shtator-tetor.
bioteknologjike: vendosen kurthe të veçanta për të reduktuar riprodhimin e insekteve.
kimike: spërkaten preparate kimike që vrasin larvrat.

AKZM dhe Bashkia Pukë – zonë me pyje të shumta me pisha – ka kryer disa ekspertime në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Pyjore në Institutin Bujqësor të Tiranës. Mendimi i specialistëve është se:

“[…] vetëm metoda mekanike e luftimit të procesionares […] nuk është efikase dhe nuk jep rezultat pozitiv për luftimin e këtij dëmtuesi, ndaj duhet të ndërhyhet me metoda të tjera”.

Në vitin 2015, për problemin e procesionares, Ministria e Mjedisit vendosi të ndërhynte me mënyrë mekanike në pyjet e rrethit të Korçës dhe të Devollit. Rreth 340 punonjës u angazhuan për të pastruar rreth 4,000 hektarë pyje. Projekti u tha se do të shtrihej në gjithë vendin.

AKZM thotë se “nisur nga metoda e luftimit që është zbatuar, konfirmojmë se ky dëmtues nuk eleminohet (zhduket) plotësisht dhe pas vitesh rikthehet, kjo sipas ciklit biologjik që ka ky insekt”.

Shfaqja e procesionares për vitin 2019 ka qënë më e madhe se ajo e vitit 2013. Specialistët thonë se kjo ka ardhur për shkak të kushteve të favorshme klimaterike gjatë periudhës Shtaor-Nëntor.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Vllaznia & Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League

Vllaznia dhe Elbasani me pikë të barabarta, çfarë thotë rregullorja e re për “Final Four”

16/03/2026
Kategoria e Parë/ 90 minuta nga skema e fazës së tretë, ja pse java e 22-të duhet të luhet në një ditë

Shtatë javë nga fundi i kampionatit, Skënderbeu karikon tifozët

16/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al