• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

90 mijë tifozë shqiptarë shpenzuan të paktën 2.7 milionë euro

01/07/2024
90 mijë tifozë shqiptarë shpenzuan të paktën 2.7 milionë euro

Ndeshjet e Kombëtares gjatë këtij Kampionati Europian ngjallën interes shumë të madh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës.

Madje, të paktën për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës, vlerësohet se tifozët shqiptarë ishin në shumicë të dukshme në stadiumet e Gjermanisë.

Të pyetur nga “Monitor”, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit u shprehën se nuk ka ende një vlerësim të saktë të numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Kombëtares. Sipas burimeve, ky informacion është kërkuar në UEFA, që ka menaxhuar direkt shitjen e biletave për tifozët.

Sipas informacionit paraprak nga UEFA, numri i biletave në dispozicion për tifozët e secilës kombëtare ishte 10 mijë për çdo ndeshje.

Kjo nënkupton se të paktën për fazën e grupeve, biletat në dispozicion të tifozëve të Kombëtares Shqiptare ishin rreth 30 mijë. Megjithatë, numri i tifozëve me siguri ka qenë shumë më i madh, sepse biletat mund të siguroheshin më tej edhe në fazën e rishitjes së tyre.

Për të luftuar tregun e zi të biletave, UEFA madje pati ndërtuar një platformë online të rishitjes së tyre.

Duke iu referuar raportimeve të mediave të atashuara pranë Kampionatit Europian, një vlerësim i përafërt i numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Shqipërisë ishte rreth 90 mijë, nga të cilët 50 mijë me Italinë, 35 mijë me Spanjën dhe 15 mijë me Kroacinë.

Për ndeshjet e fazës në grup, çmimet e biletave për shitjet nga UEFA fillonin nga 30 euro deri në 200 euro, në varësi të vendndodhjes në stadium. Por, në fazën e rishitjes, çmimet vlerësohet se kanë qenë shumë më të larta.

Ndërkohë, disa prej agjencive të udhëtimit në Shqipëri kanë ofruar paketa për ndjekjen e ndeshjeve të Kombëtares, që përfshinin fluturimin charter, transfertat në stadium dhe biletat e ndeshjeve. Paketat e mësipërme për secilën ndeshje kishin çmime në intervalin mes 1000 dhe 1300 eurove.

Mund të thuhet me siguri se shqiptarët kanë shpenzuar shuma të mëdha për të ndjekur Kombëtaren në Europian, megjithëse një vlerësim qoftë edhe i përafërt i shpenzimeve totale, është i vështirë.

Duke shumëzuar numrin minimal të biletave të alokuara për Shqipërinë me çmimin minimal të biletës, e sigurt është që vetëm për biletat janë shpenzuar të paktën 900 mijë euro.

Por, shuma reale vlerësohet të jetë disa herë më e lartë, sepse numri i tifozëve ishte më i lartë se 30 mijë dhe çmimi i biletave në shumicën dërrmuese të rasteve ishte më i lartë se 30 euro.

Nëse marrim për të mirëqenë vlerësimin se Kombëtaren e ndoqën rreth 90 mijë tifozë shqiptarë, atëherë shpenzimi minimal për biletat ishte të paktën 2.7 milionë euro.

Por, edhe në këtë rast, vlera reale ka qenë me siguri shumë më e lartë, po të kemi parasysh se shumica e tifozëve i kanë blerë biletat në fazën e rishitjes, kur çmimet kanë qenë disa herë më të larta se ato fillestare.

Duke shtuar shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit, mund të thuhet me siguri se fatura totale që paguan shqiptarët për kënaqësinë e ndjekjes së Kombëtares në Gjermani ishte në rendin e miliona eurove. /Ersuin Shehu

Related Posts

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Legjionarët/  Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi
Sport

Legjionarët/ Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al