Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se të gjithë duhet të japim forcë për zgjedhjet e 25 prillit. Në një status në Facebook, Kryemadhi shprehet se 25 prilliu do të jetë dita kur shteti do të rikthehet në shërbim të qytetarëve.
“Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi”, shkruan Kryemadhi në Facebook.