• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama tregon qarkun ku do të kandidojë: I bindur për mandatin e 3-të

25/09/2020
Rama tregon qarkun ku do të kandidojë: I bindur për mandatin e 3-të

Kur na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të Prillit 2021, Kryeministri Edi Rama është i bindur se ai dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës. Duke folur nga Vlora ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit për parkun e ri të Lungomares, Edi Rama tha se populli do t’i japë atë që i takon.

“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto si pa këto. I fitojmë se përtej shumë individëve dënglaxhinj, populli është më i mençur se secili prej nesh veç e veç. Asnjë individ nuk është populli. Askush nuk ka mandat dhe të drejtë të flasi në emër të popullit që flet kur i vjen dita dhe jam i sigurt që do flasi prapë drejt dhe do t’i japi Zotit atë që është e Zotit dhe Çezarit atë që është e Çezarit”, u shpreh Kryeministri.

Në zgjedhjet e kaluara, Rama ka kandiduar në Vlorë si deputet i zonës. Edhe në zgjedhjet e Prillit 2021, mesa duket nuk do të ketë surpriza. Kryeministri ka hedhur poshtë çdo dyshim pas zërave që kanë qarkulluar për zonën se ku do të kandidojë.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste. Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam Kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem Kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më Kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë. E di nga rruga ku jam a ka valë a s’ka valë telefoni, saqë kur jam në makinë i them tjetrit do të marr më pak më vonë se do më ikin valët”.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

22/12/2025
“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al