• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet raporti i komisionit hetimor/ Ja si do të bombardohej jugu i Shqipërisë në vitin ’97, përfshi dhe burgun e Tepelenës ku qëndronte Fatos Nano

26/09/2020
Zbardhet raporti i komisionit hetimor/ Ja si do të bombardohej jugu i Shqipërisë në vitin ’97, përfshi dhe burgun e Tepelenës ku qëndronte Fatos Nano

Në raportin e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, reflektohen urdhrat me natyrë kriminale për angazhimin e ushtrisë për shtypjen e revoltave popullore në Jug të vendit, bombardimin e porteve dhe urave, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj.

Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes.

Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes, ku qëndronte Fatos Nano si dhe Urës së Mifolit.

Befasues është roli Leonard Demit, në atë kohë deputet. Në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kompetence, Leonard Demi, sipas raportit, ka urdhëruar dorëzimin tek SHIK-u i Gazidedes raketat raketave kundratanke në repartin 8800 në Tiranë. Demi ka urdhëruar edhe komandantin e repartit 7 799 në Shijak, për t’u përgatitur për të hedhur në erë urën në Qafën e Sokolit në Rrogozhinë. Ndërkaq, mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD e ka urdhëruar Adem Çobani me urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997. Çobani zëvendësoi Sheme Kosovën në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Adem Çobani u ka dërguar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Burrel, Dibër, Kurbin, Lezhë dhe Malësi e Madhe, urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997, në të cilin huhet: Të gjithë rezervistët të përgatiten, të vishen, të armatosen dhe të paraqiten urgjent në Shkollën e Bashkuar. Urdhra të paligjshëm ka firmosur edhe gjenerali i përgjithshëm Bashkim Gazidede, i cili ndër të tjera ka urdhëruar arrestimin e të gjithë ushtarakëve, të cilët nuk zbatojnë urdhrat për të marrë pjesë në operacion.

-Urdhrat e periudhës janar-mars 1997 për shtypjen e revoltave në Jug

1.Në datën 26.1.1997, me vendim nr. 294 Kuvendi autorizon Presidentin (Sali Berishën) dhe Komandantin e Përgjithshëm të Forcave Armatosura, për të përdorur ushtrinë ‘në ndihmë të rendit publik për ruajtjen e institucioneve shtetërore’.

2.Në datën 26.1.1997, Presidenti Sali Berisha, nxjerrë urdhrin nr. 25 për të përdorur ushtrinë ‘në ndihmë të rendit publik për ruajtjen e institucioneve shtetërore’.

3.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova me urdhrin numër 19 dhe ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali me urdhrin 22 dërgojnë Brigadën Komando të Tiranës në Fier për përforcime.

4.Në datë 10.02.1997, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8 kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes.

5.Me datë 28.02.1997, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me vendimin nr. 22, kalon 20 transportues të blinduar dhe mjete të tjera të rënda nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Brendshme.

6.Në datën 1.03.1997, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën.

7.Në datën 3.03.1997, deputetët e PD në Kuvend miratojnë ligjin nr. 8195 për disa masa të gjendjes së jashtëzakonshme.

8.Gjatë periudhës 25.1.1997 deri në 9.3.1997, Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit deri mbi burgun e Bënçes dhe për hedhjen në erë të Urës së Mifolit.

9.10 urdhra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova për lëvizjen e trupave dhe tankeve nga Fieri në drejtim të Vlorës.

10. 42 fonograme dhe telegrame të Adem Çobanit, i emëruar në vend të Sheme Kosovës, për mobilizimin dhe kompletimin me armatim të rretheve Kukës, Pukë dhe Burrel.

11. Leonard Demi, jashtë çdo kompetence pasi ishte deputet, lëshon urdhrin nr. 42 datë 5.3.1997, për t’i dorëzuar SHIK-ut kompaninë e raketave kundratanke në repartin 8800 në Tiranë.

12. Urdhri nr. 55 datë 6.3.1997 për vënien në gatishmëri dhe përdorimin e aviacionit.

13. Urdhri nr. 2 datë 5.3.1997 drejtuar forcave detare për vënien në gatishmëri dhe për të bashkëvepruar me forcat e SHIK-ut dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe për të realizuar veprime luftarake me një çift avionësh, për të goditur Portin e Sarandës.

14. Radiogrami nr. 5 datë 2.3.1997 i Leonard Demit drejtuar komandantit të repartit 7 799 në Shijak, për t’u përgatitur me materiale e mjete për të hedhur në erë urën në Qafën e Sokolit në Rrogozhinë.

15. Safet Zhulali dhe Sheme Kosova me shkresës nr. 250 datë 8.2.1997, informojnë Sali Berishën për zbatimin e detyrave ku theksohet se “sipas detyrave tuaja verbale kemi marrë nën ruajtje edhe disa objekte në Fier (Gjallicë), Vlorë dh Gjirokastër. Të shtohen në urdhrin tuja sepse janë pronë private”.

16. 10 urdhra të paligjshëm nga Bashkim Gazidede, si kreu i SHIK dhe gjeneral i përgjithshëm që drejtonte operacionin, për mobilizime dhe arrestim të atyre që nuk zbatonin urdhrat.

17. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Adem Çobani firmos urdhrin nr. 82 datë 9.3.1997 dërguar rretheve Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Burrel, Dibër, Kurbin, Lezhë dhe Malësi e Madhe, ku huhet: Të gjithë rezervistët të përgatiten, të vishen dhe të armatosen dhe të paraqiten urgjent në Shkollën e Bashkuar./ shqiptarja.com

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al